Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka zhvilluar një takim në ambientet e Myftinisë Shkodër, me myftiun Imam Muhamed Sytarin.

Me kënaqësi vizitova ambientet e Myftinisë Shkodër, ku zhvilluam një takim miqësor me Myftiun, Imam Muhamed Sytari.

Gjatë bisedës, diskutuam për projektin e transformimit të Zdrales, i cili përfshin rregullimin e sheshit përpara xhamisë, ndërtimin e abdeshanes dhe rikonstruksionin e Xhamisë së Parrucës si një vlerë e pazëvendësueshme për komunitetin islam dhe për gjithë qytetin e Shkodrës.

Gjithashtu pamë nga afër punimet që po kryhen në këtë zonë, duke vlerësuar transformimin që po merr i gjithë ambienti përreth.

Gjatë takimit u ndalëm edhe te rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit, e cila pritet të inaugurohet gjatë këtij viti, si dhe te projekti për shndërrimin e shtëpisë së familjes Myftia, pranë kësaj xhamie, në një muze që do të pasurojë trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të qytetit.”

https://www.facebook.com/beci.benet/posts/pfbid0ENZc6GHpEKLBFuDos7tg5Tbpg5htpwHAnQ7WNALB5hLyZTvrKyYiehVX5KsnS3zZl?__cft__[0]=AZU7-kCHei4YlX6PM4ZqIEeTDG2bRMwEl_S-nxEP8HSvoaaDAuq8vsZDpRoF0Si9xE5rKMMzVcEl_0EQIC0CkWH_L4H9JTW8gtU0EBb2DwaDKuTIACPkCWjns4tQZkZGd76biEEbXRn5GLze5H8clsgQBe_hO2dybH9HM0udN5lMvA&__tn__=%2CO%2CP-R

Artikulli paraprakKF VLLAZNIA KËRKESË PËR EMËRTIMIN E 4-TRIBUNAVE
Artikulli tjetërBËRDICË, REHABILITIMI I KANALIT KULLUES