
Kryetari i Bashkisë Shkodër ka inspektuar sot situatën në fshatrat Obot dhe Goricë, në Njësinë Administrative Ana e Malit, pas problematikave të shkaktuara nga rritja e nivelit të ujit.
Gjatë inspektimit në terren, Kryetari i Bashkisë ka qenë pranë banorëve të Obotit dhe Goricës, për të verifikuar nga afër gjendjen dhe për të dëgjuar çdo shqetësim të tyre. Ai është njohur me situatën aktuale dhe masat e marra nga strukturat përgjegjëse për përballimin e kësaj situate.
Nga Bashkia Shkodër bëhet me dije se që nga dita e parë, ekipet janë në terren, në gatishmëri të plotë dhe në ndihmë të banorëve, me prani të pandërprerë, ndërsa monitorimi i situatës vijon pa ndërprerje.






