
Postimi i Benet Becit
Kënaqësi të prisja në zyrë Drejtorin e ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Dashamir Spaho, të cilit i urova suksese në detyrën fisnike të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në qarkun e Shkodrës.
Gjatë takimit diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, me fokus menaxhimin e sezonit turistik, garantimin e rendit publik, sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve, si dhe koordinimin e veprimeve në qytet dhe në të gjitha pikat turistike të Bashkisë Shkodër.
Bashkëpunimi institucional mbetet çelësi për të garantuar një Shkodër më të sigurt, më të qetë dhe më mikpritëse për qytetarët dhe vizitorët.






