
Pavarësisht motit me reshje, grupet e punës të ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër vazhdojnë punën në terren në ditën e dytë për pastrimin e plotë të brezit të rërës. Një proces voluminoz, që kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe bashkërendim të ekipeve.
Kjo punë e përditshme është edhe një mesazh i qartë për të gjithë: mbrojtja e mjedisit nis nga secili prej nesh. Velipoja meriton kujdes, përgjegjësi dhe veprim konkret.






