
Në takimin me drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Shkodër, Eglantina Frroku, vlerësova bashkëpunimin e frytshëm mes institucioneve tona në kuadër të procesit të verifikimit hartografik për paketën e maleve dhe evidentimin e zonave prioritare për ndërhyrje.
Vetëm gjatë muajit tetor, ASHK Shkodër ka emetuar 212 vendime legalizimi, duke u renditur ndër drejtoritë me performancën më të mirë në rang republike dhe duke mbajtur vendin e parë në Shqipëri për dhënien e titujve të pronësisë për objektet e ndërtuara para vitit 1991.
Kjo drejtori vijon me ritme të larta pune drejt përmbushjes së objektivit ligjor për përfundimin e të gjitha procedurave të legalizimit deri në vitin 2028.
Jam i kënaqur që, falë këtij bashkëpunimi, kemi lënë pas zvarritjet dhe burokracitë, duke ndërtuar një administratë që punon me rezultate konkrete për qytetarët e Shkodrës.






