Sulmuesi francez Benzema po kalon një formë mjaft të mirë, teksa ka realizuar plot 2 tripleta rradhazi në Champions League, përkatësisht përballë PSG-së dhe Chelsea-s.

Me këtë të fundit, francezi arriti të kalonte edhe shifrën e 40 golave për një sezon, e kjo për herë të parë.

Po ashtu Benzema tashmë u fut në histori si futbollisti i parë i cili arrin të shënojë tre gola përballe Chelsea-s në Champions League.

Karim Benzema tashmë është futbollisti i katërt i cili realizon 2 tripleta rradhazi në Champions League, pas atyre të realizuara më parë nga Luis Adriano, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Artikulli paraprakMOS E HIQNI ÇADRËN! MËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërSANKSIONET NDAJ RUSISË, ZELENSKY: TË PAMJAFTUESHME, TË BOJKOTOHET EDHE NAFTA!