ÇOBAJ: TË GJITHA STRUKTURAT E PARTISË DEMOKRATIKE TË ANGAZHUARA PËR FITORE. Ne komunen e Berdices, nje zone e cila ne zgjedhjet e 2011-tes, shkoi majtas, Partia Demokratike eshte e angazhuar per nje firoe te thelle ne zgjedhjet e 21 Qershorit.

Nje fakt I tille eshte pohuar nga drejtues te strukturave te partise demokratike ne kete zone, te cilet gjate nje takimi me drejtues te larte te PD-se por edhe kandidaten Voltana Ademi, kane garantuar mbeshtetjen maksimale. Nga ana e tij, kryetari i PD-se, Ramiz Çobaj, ka deklaruar se te gjitha strukturat e PD-se jane te angazhuara maksimalisht per nje fitore te thelle. Berdica ka qene stacioni I radhes I takimeve te para te candidates Ademi, e cila vijon turin e takimeve ne cdo zone te bashkise se Shkodres per tu njohur me probkemet qe shqetesojne komunitetin.