Një prej njësive që është prekur nga përmbytjet është Bërdica.

Rreth 100 hektar tokë janë nën ujë tregon administratori i kësaj njësie Aleksandër Pashuku duke treguar edhe për situatën në tërësi atje. Mësimi në shkollën 9-vjeçare “Agim Tafili” që ndodhet përballë njësisë administrative është ndërprerë për shkak të prezencës së ujit. Bërdica është gjithnjë një prej njësive më të prekura nga përmbytjet si shkak i reshjeve të shiut dhe prurjeve nga hidrocentralet.