Paralelisht me vaksinimin në Shkodër të të moshuarve mbi 60 vjeç po kryhet edhe vaksinimi në qendrat shëndetësore të njësive administrative. Në njësinë Bërdicë deri më tani janë vaksinuar mbi 400 të moshuar, mesatarisht 40 vaksinime në ditë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur infermierja Mimoza Tula ndërsa thotë se të moshuarit mbi 60 vjeç janë më të interesuarit për të marrë dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Vaksinimi është kryer edhe në banesat e të moshuarve në disa raste. Infermierja tregon se ky proces është kryer brenda të gjitha kushteve të përcaktuara për mbrojtjen e vaksinës.

Infermierja e cila një vit më parë është përballur me infektimin nga koronavirusi, ka një apel për të gjithë qytetarët të cilët akoma nuk janë vaksinuar.

Mesatarisht 40 është numri I të moshuarve të cilët vaksinohen kundër COVID-19 në njësinë administrative Bërdicë, duke bërë që edhe në këtë zonë të rritet imunizimi ndaj infeksionit që ka mëbrthyer të gjithë vendin prej një viti

Artikulli paraprakKISHA KATOLIKE: TË ZHDUKET SHIT-BLERJA E VOTËS
Artikulli tjetërSHKODËR, REPARTI ZJARRËFIKËS KËRKON EFEKTIVË DHE MJETE