Çezmat e ujit të vendosura prej vitesh nga një familje në fshatin Bërdicë e sipërme janë zgjidhja e problemeve me ujin e pijshëm të qindra banorëve të të gjitha njësive administrative të bashkisë Shkodër. Temperaturat e larta kanë rritur edhe më tepër kërkesën për furnizim me ujë të pijshëm në banesa, ndaj disa banorë edhëtojnë me kilometra për të mbushur bidonët me ujë.

Ata tregojnë se tashmë që toka ku ndodhen çezmat e ujit është rrethuar, I frikësohen faktit që mund t’I ndalohet edhe furnizimi me ujë të pijshëm.

Banorët kërkojnë që institucionet të punojnë seriozisht për furnizimin me ujë të pijshëm të fshatrave ku ato jetojnë.

Këto dy çezma kanë furnizuar me ujë pothuaj gjysmën e familjeve nga të gjitha njësitë administrative të bashkisë Shkodër, pasi edhe në ato zona ku uji nuk mungon, rezulton se është I pakonsumueshëm. Sidomos gjatë verës, në këtë zonë krijohen çdo ditë radhë të njerëzve që presin të mbushin me ujë shishet apo bidonët e tyre