Dhjetëra kanale kulluese dhe vaditëse në njësinë administrative Dajç kanë dalë jashtë funksionit.

Përgjatë aksit Shkodër-Velipojë, mbetjet e shumta urbane si dhe mungesa e pastrimit ndër vite, ka bërë që vërshimi i ujërave të përmbytë dhjetëra hektarë toka bujqësore. E njëjtë është situata në shumë zona të fshatit Darragjat. Kanalet e kullimit të ujërave janë bllokuar në shumë segmente, ndërsa kanalet vaditëse janë aktualisht jashtë funksionit. Në fshatin Shirq të njësisë administrative Dajç gjithashtu mungon pastrimi i kanaleve të kullimit. Kjo është edhe njëra ndër arsyet kryesore që disa muaj më parë, një hapësirë e madhe e tokave bujqësore u përmbyt. Muajt e fundit, bashkia Shkodër ka zhvilluar disa aksione pastrimi në njësinë administrative Ana e Malit dhe aktualisht po pastrohen kanale kullimi në njësinë administrative Velipojë. Vëmendje i është kushtuar edhe kanaleve kulluese në fshatrat e zonës së Dajçit, por mesa duket jo mjaftueshëm sa për të mbajtur nën kontroll vërshimin e ujërave.

Artikulli paraprakGOLEM: PREJ NJË JAVE PA ENERGJI ELEKTRIKE
Artikulli tjetërI FTOHTI, ÇMIMET E FRUTA-PERIMEVE NË “STRATOSFERË”