Prurjet e shumta në lumin Drin kanë bërë që një pjesë e konsiderueshme e tokës bujqësore në fshatin Bërdicë e Sipërme të dëmtohet nga erozioni. Pronarët e tokave atje bëjnë me dije se vetëm në harkun kohor të një muaji, rrjedha e lumit ka gërryerë bllokun e tokës me gjerësi 51 metër duke krijuar dëme të parikuperueshme për ta.

Prej më shumë se një viti, kur erozioni ka gërryer një pjesë të konsiderueshme të tokës banorët kanë vënë në dijeni dhe kanë kërkuar ndihmë nga institucionet përgjegjëse në Shkodër. Sipas tyre, fondi ka mbërritur por akoma nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga specialistët.

Situata e krijuar në këtë zonë të fshatit Bërdicë e Sipërme është shumë serioze, pasi vërshimi I ujërave të lumit Drin ka gërryer sipërfaqe të konsiderueshme toke ndërkohë që ndërhyrja e institucioneve për krijimin e argjinaturave është e domosdoshme