Të braktisur prej 8 vitesh banorët e Bërdicës, kanë vetëm një shpresë me 25 Prill, programin e Partisë Demokratike dhe alternativën e saj. Kandidati i PD Bardh Spahia, është njohur nga afër me problemet e banorëve të cilët përveç së të përmbytur nga kjo qeveri dhe pas asnjë investim prej 8 vitesh, kanë qënë pre edhe e investimeve selektive për shkak të bindjeve politike.

Braktisje, emigrim, “po na bëjnë të ikim natën për hënë” janë shprehur banorët e Bërdicës ndërkohë që Spahia theksoi se shifrat e braktisjes së vendit gjatë 4 vjecarit të fundit janë të frikshme, 89 mijë persona janë larguar vetëm nga Qarku i Shkodrës.

Alternativa e vetme e banorëve të Bërdicës sipas tyre është mbështetja e progamit të PD, një alternativë për zhvillimin ekonomik, zhvillimin e bujqësisë, punësimin e të rinjve dhe afrimin e Shqipërisë me BE.