Në rrugën “Xhurretaj” në fshatin Trush të Berdicës, ka nisur puna për sistemim- asfaltimin e saj. Investimi i Bashkisë Shkodër me të ardhurat e veta, me vlerë 7 milion lekë, do ta transformojë totalisht këtë rrugë të rëndësishme për zonën.

Projekti parashikon ngritjen e nivelit të trasesë së rrugës, shtrimin e saj me çakull dhe stabilizant për të vijuar me sipërfaqen asfaltike dhe sinjalistkën e saj.

Përfundimi i sistemim- asfaltimit të kësaj rruge, do të lehtësojë aksesin në banesa dhe në pronat përgjatë saj, qarkullimin e njerëzve dhe produkteve të zonës drejt qytetit por edhe shërbimet për banorët.

Artikulli paraprakSHKODËR, FESTOHET 6 MAJI , DITA E LULEVE
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA-TIRANA 102-67