Bashkia Shkodër është në fazën përfundimtare të pastrimit të 4 kilometrave kanale kulluese në Njësinë Administrative Bërdicë.

Sipas kreut të kësaj njësie, ky investim eviton përmbytjet e tokave bujqësore dhe oborreve të banesave. Për kryerjen e këtyre punimeve është gjetur edhe mirëkuptimi i banorëve. Ndërhyrja në kanalet e kullimit u ka shërbyer 2 fshatrave në këtë njësi administrative. Ndërhyrjet në rrjetin e kanalizimeve janë bërë në 2 fshatra të Bërdicës, ndërsa parashikohet që 100 banesa dhe disa ha tokë të mos kenë më probleme me përmbytjet.