Rrjeti elektrik në njësinë administrative Bërdicë është dita-ditës drejt degradimit. Banorët e kësaj zone tregojnë se ky rrjet nuk ka njohur ndërhyrje prej 60 viteve dhe se riparimet në disa raste u duhet t’I kryejnë vetë ata, sidomos gjatë stinës së dimrit ku situata paraqitet më problematike për shkak të kushteve të vështira të motit.

Sipas banorëve, riparimet nuk e kryejnë më funksionin e tyre dhe është nevoja që tashmë të inevstohet në shtylla elektrike dhe përcjellës të rinj për energjinë elektrike.

Edhe këtë herë ato kanë një kërkesë për institucionet përgjegjëse.

Banorët i kërkojnë OSHEE që të ndërhyjë sa më parë pasi situata është e papranueshme. Fare lehte këta telat mund të shkaktojnë ndonjë tragjedi duke u bërë shkak i rasteve të mundshme fatale në jetë njerëzish. Telat e riparuar dhe në disa raste të arritshëm nga kushdo, po bënjnë që këta banorë të jetojnë me rrezikun cdo ditë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLUFTË QË NUK ËSHTË PARË NDONJËHERË, CFARË PARALAJMËRON RAMA PËR ME 25 NËNTOR?!
Artikulli tjetërSHKODËR, RRËFIMI I BUJAR KAPEXHIUT: SI I KËNDONIM PARTISË