Mospastrimi I kanaleve kulluese në fshatin Bërdicë e Mesme, në njësinë administrative Bërdicë vazhdimisht ndikon në përkeqësimin e situatës sa herë ka përmbytje në këtë zonë. Bilal Alia, përfaqësues I fermerëve të zonë bën të ditur se ndërhyhet shumë rrallë për pastrimin e këtyre kanaleve. ai shton se mos kullimi I tokave bën që të shkaktohen dëme të shumta në agrikulturë dhe frutikulturë.

Mirëmbajtja e këtyre kanaleve bëhet privatisht nga banorët e zonës, por kostoja është e papërballueshme për të gjithë thotë Alia. Ai ka disa vërenjtje edhe për mungesën e vëmendjes nga ana e qeverisë në lidhje me problematikat e banorëve në këtë zonë.

Bashkia Shkodër prej pak ditësh ka ndërhyrë në pastrimin e disa metrave linear të këtyre kanaleve kulluese, por duket se puna e bërë nuk është e mjaftueshme pasi aksioni duhet të përsëritet rregullisht gjatë vitit.