
Situata me zjarret ka shfaqur problematika edhe në njësinë administrative Bërdicë. Në kufirin ndarës me Beltojën një prej faqeve të kodrave u përfshi nga flakët, rreth orës dy të mbrëmjes, duke rrezikuar edhe dy banesa të familjes Preka.
Një prej zonjave të shtëpise thotë se zjarri u riaktivizua gjatë paradites së sotme, ndërsa shërbimi zjarrrfikë sipas saj vonoi që të vinte në vendngjarje.
Sipas banorëve zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe kërkojnë nga autoritet që të identifikohen e të ndjeken penalisht persona përgjegjës.
Situata me zjarret në këtë zonë është thuajse i njejte cdo vit, por jo me të tilla përmasa.


