Bëri “shqiponjën” poshtë flamurit grek, dëbohet i riu shqiptar

Një 17-vjeçar shqiptar, i cili ka formuar simbolin e flamurit shqiptar, nën flamurin grek është arrestuar nga policia helenë dhe më pas është deportuar për në Shqipëri. Mediat greke shkruajnë se i mitur shqiptar ka formuar shqiponjën me duar në portin Gaios në Paxos, duke e postuar në llogarinë e tij në Facebook dhe tëitter. Sipas njoftimeve 17-vjeçari u arrestua për fyerje të simboleve kombëtare. Mediat thonë se ai kishte kaluar kufirin në mënurë ilegale pasi nuk kishte dokumentat. I mituri u dërgua në Prokurorinë e Korfuzit dhe më pas u urdhërua dëbimi i tij. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar nëse shqiptari kishte lidhje me qarqe nacionaliste. Pak kohë më parë autoritetet greke dënuam me nga 60 ditë heqje lirie 7 rekrutet shqiptarë të cilët u fotografuan duke bërë simbolin shqiptar.