Ndërsa seanca duket se iu rikthye normalitet, së paku në foltore, Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, të cilin e akuzoi si të lidhur me banda kriminale.

“Shpirti i avokatit Ravik Gurra kërkon drejtësi. Ti je akuzuar për vrasjen e tij. Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, një njeri i akuzuar se ka porositur vrasjen në Elbasan, të marrë fjalën këtu.

Nxirreni jashtë parlamentit, të shkojë në prokurori. Si ju duket akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Shko dhe përballu me prokurorinë. Mos përdor imunitetin. Hera e dytë që akuzohesh për vrasje

Je akuzuar për porositje vrasjesh dhe fshirje përgjimesh dhe bashkë me ty në parlament është shpirti i të ndjerit Ravik Gurra, që të kishte kapur në lidhje me bandat.” u shpreh Berisha.

Artikulli paraprakBERISHA ZË FOLTOREN DHE DEL LIVE NË FACEBOOK, KUVENDI PEZULLON PËRKOHËSISHT SEANCËN! BALLA: TË MARRË MASË DISIPLINORE
Artikulli tjetërKUVENDI MBAN 1 MINUTË HESHTJE PËR VIKTIMAT E PËRMBYTJEVE NË SHKODËR, BABË E BIR I MORI RRJEDHA E UJIT