Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp foli për buxhetin e vitit 2025 që pritet të miratohet nesër.
“Buxheti prej 8.2 mld eurosh në mënyrë tragjike në vend që të jetë edhe buxheti i mbështetjes së qytetarëve, është buxheti i vjedhjeve më të madhe në histori dhe adresimit të 90 përqind të fondeve drejt duarve të qytetarëve, drejt lubi Ballukut që ndaj 13 km rrugë në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë. Ka hyrë në Guiness, kjo hajdute shpifarake që nuk njeh standard e moral dhe që një vepër prej 27 km rrugë vijon ta vjedhë nga viti 2013 deri më sot”, tha ai.