Kryetari i PD-së, Sali Berisha prezantoi sot një nga drejtuesit e fushatës së Donald Trump në fitoren e zgjedhjeve në SHBA, si konsulent të opozitës për 11 majin.

Në një konferencë për shtyp Berisha tha se “Këtu jam para jush me Chris LaCivita kryetarin e komitetit kombëtar republikan dhe bashkarkitektin e fushatës së rikthimit me votën e lirë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

LaCivita është njeriu që pati fatin e madh ti drejtohet kombit amerikan nga Florida natën e shpalljes së fitores së Trump. Koalicioni ynë është i nderuar që një nga dy kryearkitektët e fushatës së fitores së 11 Majit të jetë Chris LaCivita.

Ju mund të shtoni pyetjen se si ka mundësi që LaCivita pranoi kërkesën e PD.

Përgjigjen e vërtetë e di LaCivita, por e vërteta është që opozita shqiptare si dhe Shqipëria ishin vendi i dytë pas SHBA në të cilën e majta radikale sorosiane, Soros dhe kukulla e tij Blinken, bënë në Shqipëri eksperimente tragjike, bënë gjithçka për zhdukjen e opozitës konservatore”.

Artikulli paraprakHANI I HOTIT, TENTOI TË DILTE NGA SHQIPËRIA ME 1 KG KANABIS ME VETE, ARRESTOHET 38-VJEÇARI
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 11 MAJIT/ CELIBASHI-BASHKIVE: MERRNI MASA PËR ZBATIMIN E AFATEVE! VONESA NË AFISHIMIN E LISTAVE TË ZGJEDHËSVE