
Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur në SPAK pasi u kallëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka.
“Pra, ua them unë këtu, prisni… A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin?
Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje.
Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë”, tha Berisha pasi doli nga SPAK.
Më parë ai u shpreh se nuk i njeh dosjet konkrete, Berisha tha se SPAK është institucioni i bashkëpunimit me krimin.
“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha.
Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë…
Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha Berisha para se të hynte në SPAK.