Berisha do të operohet, kthehet në vitin 2017

Etrit Berisha do të operohet në meniskun e gjurit të djathtë, pas një dëmtimi që pësoi në ndeshjen që Atalanta e tij fitoi ndaj Romës. Operacioni do të kryhet nesër dhe portieri i kombëtares sonë do të kthehet të luajë vetëm vitin e ardhshëm. Kështu, Berisha do të mungojë në ndeshjet kundër Juventus, Udinese, Milan dhe Empoli. Fatmirësisht, operacioni nuk ndikon në kombëtaren shqiptare, pasi sfida e radhës e kuqezinjve në eliminatoret e Botërorit, do të jetë në 24 mars ndaj Italisë, në Palermo.

Artikulli paraprakATHINË – PËRGJIMET E “GENTIT” ÇUAN NË SHKATËRRIMIN E ORGANIZATËS SË DROGËS
Artikulli tjetërÇIFTI SHQIPTAR NË SPANJË U KAP ME KG HEROINË E 8 KG KOKAINË E 330 MIJË EURO