Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se nga radhët e Policisë së Shtetit do të largohen të gjithë ata të cilët janë inkriminuar dhe të lidhur me krimin.

Teksa po prezantonte programin e PD për rendin dhe sigurinë, Berisha ka paralajmëruar se do të bëhen publike të gjitha dosjet dhe faktet të cilat vërtetojnë lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën.

“Do dalin para ligjit të gjithë ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, Kjo është një luftë për ekzistencën e Shqipërisë!”, u shpreh ai.

Sali Berisha: Nga organet e policisë do të largohen të gjithë ata që janë të inkriminuar. Dosjen 1 mln faqe të bisedave që dëshmojnë lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën do të bëhen publike që shqiptarët të ndahen nga bota e krimit, nga droga dhe t’i rikthehen ligjit e të drejtave të tyre, vendit dhe shpresës.

Do dalin para ligjit të gjithë ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, Kjo është një luftë për ekzistencën e Shqipërisë!

Artikulli paraprakMARRËVESHJA ME ITALINË/ GJADRI DO PËRDORET EDHE PËR NDALIMIN E EMIGRANTËVE NË PRITJE TË DËBIMIT, 40 PREJ TYRE VIJNË NESËR ME 2 ANIJE
Artikulli tjetërKONFERENCA RAJONALE “PËRSHPEJTIMI I REFORMAVE TË KUJDESIT NDAJ FËMIJËVE”/ RAMA: BE KA SIGURUAR FINANCIM TË VEÇANTË PËR VOGËLUSHËT