Ish-kryeministri Sali Berisha inkurajoi mbështetësit e opozitës të vijojnë qëndresën për votën e lirë.

Duke folur nga çadra e protestës, ai shrehu bindjen se kryeministri Edi Rama më parë vetëvritet sesa lë karrigen e pushtetit. Por Berisha e këshilloi Ramën të reflektojë në kohë.

Berisha: Beteja është e ashpër. Edi Rama më parë vret veten sesa ikën. Tentativa ai ka patur jo njëherë gjatë jetës. Për të ikur nuk ikën, për të dëgjuar zërin tonë nuk e dëgjon. Por unë e garantoj se do ta bëjmë të dëgjojë zërin tonë.E garantoj se do ta dëgjojë, por më mirë ta dëgjojë me kohë sesa atëherë kur t’ia presë vetes ty tëmthat. Uroj ti vijë mendja dhe të pranojë zgjidhjen e ofruar, asgjë tjetër vetëm votën e lirë. Vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë europiane, Shqipërinë e stabilitetit, për zhvillimin, të ardhmen e Shqipërisë.

Ju bëj thirrje shqiptarëve të vazhdojmë këtë rrugë.Askush më shumë se ne nuk do stabilitetin.Shqiptarët shëtisin sot si hebrenjtë në shkretëtirë. Ky mision është për të gjithë Shqipërinë.E kuptoj mirë se ja njoh psikologjinë, e gënjen mendja se do mund të na e rrëmbejë votën, lirinë. Të gjitha këto do ti paguash aq shtrenjtë por do jetë vonë se do ti kesh rënë vetes në dy tëmthat, e vret veten ai. Pyesni në spitale dhe dihet ajo punë. Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë, beteja është e shenjtë. Edi Rama shporru, qërohu, largohu!