Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, e ka cilësuar procesin zgjedhor të fundit si një “farsë që ka shkatërruar çdo standard demokratik” dhe që sipas tij e ka damkosur Ramën si “Ramaduron e Europës”.

Berisha tha se kjo farsë zgjedhore ka marrë vëmendje ndërkombëtare, por që sipas tij, mediat shqiptare e kanë censuruar me fanatizëm.
Ai shtoi se “farsa elektorale” është çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillin e Europës

“Kjo farsë damkosi përfundimisht Edi Ramën si Maduron e Europës.
Ajo çka mediat e mëdha shqiptare censurojnë me fanatizëm është pikërisht fakti se editoriali i rrjetit më të madh televiziv të SHBA, Fox Neës, po ripublikohet në një zhvillim shumë të veçantë nga mediat e tjera më të mëdha të këtij vendi dhe më influente, siç është e pavarura RealClearPolitics.
Pra, lajmet në këto dy media më të mëdha dhe më influence në SHBA, pas aksionit historik të presidentit Donald Trump me të cilin këputi Nyjën Gordiane dhe shkatërroi impiantet bërthamore të Iranit, të ajatollahëve, mund të them se lajmi i dytë më i qarkulluar është Ramaduro.
Ribotimi, ripublikimi nga RealClearPolitics, media e pavarur shumë e fuqishme, është qëndrimi më i merituar ndaj Edi Ramës.
Farsa nuk kapërdihet.
Ka tre ditë që në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, farsa elektorale është çështje kryesore.
Në seanca plenare dhe në mbledhje të grupeve dhe të komisioneve.
Ndaj dhe me këtë rast dua të përgëzoj përfaqësuesen e opozitës, zonjën Vokshi për qëndrimet e saj në mbrojtje të votës së lirë të shqiptarëve në tempullin e demokracisë.
Mos harroni se Këshilli i Europës është institucioni që ka dy shtylla kryesore, zgjedhjet e lira dhe shtetin ligjor”, tha ai.

Artikulli paraprakPRAKTIKË PUNE NË ADMINISTRATË, HAPEN APLIKIMET PËR 600 TË RINJ
Artikulli tjetërSHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT NË ISHULL SHËNGJIN