Endrit Shabani u zgjodh me 85 vota pro Avokat i Popullit. Kreu i PD Sali Berisha në takimin e tij të zhvilluar me qytetarë e mbështetës në Elbasan, e vlerësoi si gabim dhënien e firmave.

“Në bëjmë edhe gabime. Gabimi ishte shumë, ajo që ju patë dhe unë e kuptoj që jeni të mërzitur me këto firmat ndaj Shabanit, avokatit të Edi Ramës dhe ju kërkoj ndjesë juve dhe të gjithë shqiptarëve për ato firma që u vunë.

Të cilat në të vërtetë u dhanë në një periudhë që u krijua një mbështetje mbështetjeje për kandidatin e pavarur për Tiranën, por ato firma u tërhoqën.

Secili që firmosi e tërhoqi firmën, por natyrisht Edi Rama në mënyrë të paskrupull e zgjodhi, e gëzoftë. Nesër i përgjigjet Kryesia, do të marrë vendime për tu angazhuar në betejën vendimtare”, tha Berisha.

Artikulli paraprakPRESIDENTI BEGAJ DEKRETON EMËRIMIN E ZOTIT GENTI SHALA GJYQTAR I GJYKATËS SË LARTË
Artikulli tjetërBARDHI TAKON NDIHMËS PROKUROREN E PËRGJITHSHME TË SHBA