
Sali Berisha nga Himara në takimin elektoral u shfaq me Fredi Belerin, i dënuar për blerje votash. Berisha e mori në mbrojtje ish-kandidatin e tij për bashkinë e Himarës, duke thënë se Himara ia ka dhënë gjithnjë përgjigjen pushtimeve dhe Edi Ramës ia dha me Fredi Belerin.
“Ta marrë vesh Edi Rama që Himara ia ka dhënë gjithmonë përgjigjen pushtimeve, dhe Himara me Fredi Belerin ia dha edhe Edi Ramës. Donald Trump tha se armik më i madh është armiku i brendshëm, që përdor drejtësinë për të marrë mandatin e të zgjedhurve pasi nuk i mund dot në fushë-betejë. Ju e votuat (Belerin) dhe ai përdori drejtësinë si burracak, për t’i marrë kryetarit tuaj të zgjedhur mandatin, bëri një kurth të vjetër të shpifur si ato që kurdiste ish-sigurimi i shtetit. Prokurorët dhe gjykatësit e tij nuk e lejuan Belerin të vinte e të bënte betimin dhe shkaku ishte vetëm 1: se Beleri nuk pranoi të kandidonte për Ramën, i tha jam i djathtë dhe kam parimet e mia, që nuk përputhen me parimet e tij për t’ju vjedhur tokën ju”, tha Berisha.