Sali Berisha thotë se nuk do të largohen nga sheshi para Kryeministrisë pa larguar Edi Ramën nga qeverisja, të cilin e quan armik të votës së lirë.

“Këtë shesh nuk e lëshojmë pa largimin e Ramës. Rrugë tjetër përveç protestës, kacafytjes me të nuk ka dhe nuk mund të ketë. Është armik i votës së lirë, armik i demokracisë shqiptare, në të drejtën tonë, në guximin tonë, ne nuk duhet ti ndahemi asnjë minutë derisa ta largojmë nga skena këtë kriminel të votës së lirë. Me zv.kryeministren kapen në flagrancë duke vjedhur 50 mln euro me tunelin e llogarasë. Në një kryeministër të tillë se pranojmë kurrë, ky hajdut që çdo tullë të sarajeve të tij e ka drejtën e mundin e taksapaguesit shqiptar. Ky hajdut që vetëm në 2 vite ka bërë 140 fluturime transportuar privatisht para të vjedhura”, tha Berisha.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZHUPA: MBËSHTES PROTESTËN E “SHQIPËRIA BEHET” DHE DËNOJ DHUNËN E POLICISË
Artikulli tjetërTURQIA RRËZON NJË DRON MBI DETIN E ZI: PO I AFROHEJ HAPËSIRËS AJRORE