Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, del në mbështetje të avokatëve, të cilët kanë nisur protestat kundër hartës së re gjyqësore, pas bojkotit që vijon prej javësh.

Teksa publikon një video nga protesta, Berisha thekson se ofron mbështetje të plotë për avokatët, pasi sipas tij, ata po mbrojnë ligjin dhe të drejtat e qytetarëve.

“Proteste e avokatëve para KLGJ-së kundër hartës së re gjyqësore anti-ligjore të Edi Rames. Mbështetje të plotë grevës së avokatëve të Shqipërisë me anë të së cilës ata po mbrojnë ligjin dhe të drejtat e qytetarëve shqiptëtar! sb”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakPOLICIA RRUGORE 852 GJOBA NË NJË JAVË NË SHKODËR
Artikulli tjetërKRAJA BËN ‘BILANCIN’ E SPAK NË KUVEND: PËR NJË VIT KEMI SEKUESTRUAR 70 MILIONË EURO PASURI