
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në seancën plenare, ka akuzuar kryeministrin Rama se po i bën presion drejtësisë dhe ka shkuar në Durrës për t’u kujdesur për Erion Veliajn dhe që të kthehej në Parlament.
“Kërkoj që Edi Rama të rikthehet në Tiranë në mënyrë urgjente dhe që të mos qëndrojë në Durrës ku ka dërguar edhe Erion Veliajn. Ka dërguar atje Xhevdet Troplinin, duke kërcënuar. Ju garantoj se do përgjigjeni të gjithë, i ka kapur tërbimi, i papërgjegjshëm, shumë e rrezikshme për vendin. Pasi vetë ka marrë fund përfundimisht. Le t’i fshijë 100 herë fotografitë e Soros, Yuri Kim dhe të tjerëve nga mediat e tij, ai është i damkosur si kukull e Xhorxh Sorosit. Mendoni se do paguajnë shqiptarët për Sorosin? Ligji për ndalimin e fondacionit dhe organizatave sorosiane që të kenë bashkëpunim me institucionet shqiptare, duhet të sillet e të votohet.”