Ish kryeministri Sali Berisha prezantoi në bashkinë Vau Dejës kandidatin e opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit, Zef Hilën i cili do të lërë mandatin e deputetit.
Berisha tha se kryeministri Rama ka diskriminuar veriun.

Ish kryeministri Berisha foli për protestën e banorëve të Dukagjinit për rikonstruksionin e rrugës duke thënë se në 2013-ën qeveria la të gatshme projektin por Rama nuk e realizoi.

Berisha i bëri thirrje gjithë banorëve të Vau Dejësit dhe qytetarëve shqiptar të votojnë kandidatët e opozitës në zgjedhjet e 14 majit.

Në Vau Dejës kandidati i opozitës Zef Hila do të kandidojë përballë Kristjan Shkrelit të PS të zgjedhjet e 14 majit.