
Partia Demokratike dhe aleatët e saj mbajnë sot protestën e katërt kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë me kërkesën për largimin e qeverisë.
Nga podiumi i këtij sheshi në fjalën e tij, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ashtu sicc ndodhi në protestën historike të 35 viteve më parë, u shpreh se sërish demokratët dhe shqiptarët gjenden sërish para regjimit të pasardhësve komunistë
“Edi Rama do t’i ketë ditët e numëruara nga sot”, tha Berisha.






