Kryetari i PD, Sali Berisha ndodhet pasditen e së dielës në Breshia, në një takim me emigrantët shqiptarë. Ai është shoqëruar nga drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD, Chris LaCivita si dhe aleatët e PD, pjesë e koalicionit “Shqipëria Madhështore”.
Sali Berisha nisi fjalën me diasporën për fushatë elektorale të 11 majit, me superlativa për shqiptarët atje si shembuj suksesi dhe sakrifice.
Berisha: Ju falenderoj për frymën e fitores që krijuat ju shqiptarët e diasporës.
Nderimet më të mëdha për të gjithë ju që shndërruat 2025 n vitin tuaj.
Në vitin e fitores mbi diktaturën e drogës, krimit, në vitin e shpëtimit të Shqipërisë. Stacioni i parë që nisa pas startit të fushatës jeni ju, është Breshia.
Sepse kjo fushatë është madhështore, shpresëdhënëse, falë jush dhe diasporës.
Jam sot i frymëzuar dhe nderuar të jem mes jush.
Historia juaj është burim frymëzimi. Jeni shqiptarët të sakrificave të mëdha.
Takimi me ju është takim me sakrificën e njeriut. Jeni shqiptarë të suksesit. Erdhët në Itali si njerëzit më të vuajtur nga diktatura më e egër.
Erdhët me të panjohura të mëdha dhe Italia mike ju ofroi bujarinë, mikpritjen e tyre. Falënderim i madh shkon për miqtë italian: Viva Italia!

Artikulli paraprakRAMA NGA MILANO: KY ËSHTË FUNDI I HISTORISË TONË JASHTË EVROPËS
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: 11 MAJI ËSHTË DITA KUR SHKODRA ZGJEDH TË ARDHMEN