Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, niset sot drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.

Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Berisha ka marrë leje nga Prokuroria e Posaçme pas ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Ndërkohë, një ditë pas protestës kombëtare të 8 shkurtit, më 9 shkurt, kreu i PD do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në Itali, takim që pritet të mbahet në Romë.

Artikulli paraprakTRITOL MAKINËS NË LAGJEN “PARTIZANI”
Artikulli tjetërANKETIMI PËR SIGURINË, RAMA: TA MBROJMË POLICINË NGA BALTOSJA DHE LAJMET E DEFORMUARA! HOXHA: 82% E QYTETARËVE NA BESOJNË