Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se nga e hëna opozita do të nisë “platformën parlamentare”.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri thekson se kjo platformë do të zhvillohet përpara kryeministrisë dhe e përshkruan si alternativën e vetme, pasi parlamenti, sipas tij, kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat.

Berisha shton se iniciativa synon të krijojë një hapësirë për opozitën dhe të rikthejë debatin politik:

“Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare,” shkruan Berisha.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGODITET NJË RAST I KONTRABANDËS SË MALLRAVE, ARRESTOHET 46-VJEÇARI NË AKSIN “SHKODËR–MURIQAN”
Artikulli tjetërNESER HAPJA E GRUPKAPITULLIT TE FUNDIT ME BE, ‘BUJQESIA DHE KOHEZIONI’, RAMA NISET SOT DREJT BRUKSELIT