Një ditë protestës përpara Kryeministrisë, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar konference me gazetaret.

” Mirëdita! Jam sot këtu para jush për të shprehur mirënjohen time më të thellë. Falënderimet e mia më të përzemërta, ndaj të gjithë atyre qytetarëve, demokratë, anëtarë të shoqërisë civile, anëtarë të partisë politike opozitare, qytetarë pa parti”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se tubimi i 7 korrikut kishte përmasa më të mëdha në këto 30 vite

“Mbrëmë në Bulevardin dëshmorët e Kombit të gjithë ata që erdhën nga çdo saj dhe lagje e Tiranës dhe e Shqipërisë, nuk ishin aty për Sali Berishën. Nuk ishin aty për thjesht ‘një protestë’.

Ishin të gjithë misionarë, njerëz burra gra të rinj dhe të reja në përmbushje të një misioni. Në këtë aspekt forca e një tubimi misionar madhështor nuk është e jashtëzakonshme, por nuklerare. Ju them unë. Njerëzore nukleare.”, tha ai.

Artikulli paraprakISH-KRYEMINISTRI I JAPONISË U QËLLUA PËR VDEKJE, META: DËNOJ AKTIN KRIMINAL. I BINDUR SE AUTORI DO TË MARRË DËNIMIN E MERITUAR
Artikulli tjetërSTAR TREND – IBIZA RESORT RRJOLL