Ambasadori i BE-së Luigi Soreca nuk ka dashur të komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall i padëshirueshëm. Megjithatë ai deklaroi se është një vendim i qeverisë amerikane që e respekton plotësisht.

“Jo nuk kam ndonjë koment për atë. është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë në maksimum por ndonjë koment për të bërë rreth kësaj çështjeje nuk kam”.
Ambasadori Soreca deklaroi se Shqipëria ka bërë progres të madh dhe se tani është një moment kyç për të ardhmen e vendit, duke e cilësuar më pranë Bashkimit Europian se asnjëherë.

“Ne jemi shumë afër një momenti shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe duam t’iu kujtojmë të gjithëve rolin që qeverisja lokale luan dhe do të luajë në këtë proces në vitet që vijnë.
Sigurisht që ky është një moment i rëndësishëm dhe për ne që gjatë 3 javëve t’iu tregojmë qytetarëve për projektet që janë financuar nga BE. Shqipëria ka bërë shumë progres dhe tani është pranë momentit për fillimin e negociatave dhe ne vërtetë mendojmë që kjo kohë ka ardhur. BE nuk është i plotë në rast se në të nuk do të jenë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye mendoj që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e BE jo vetëm kur nëpërmjet zhvillimit, por dhe dëshirës së qytetarëve. Për mua dita e sotme është një ditë mjaft e veçantë. Si sot 29 vjet më parë në Itali u vra gjyqtari Giovani Falcone. Ai ishte personi që e krijoi konceptin e ndjekjes së parasë. Ata vranë Falconen, por jo idetë e tij, parimet të cilat vazhdojnë dhe sot e kësaj dite. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe luftës kundër pastrimit të parave. A mjafton kjo? Sigurisht që jo ka ende punë për të bërë, duhet të vazhdohet me konceptin e ndjekjes së parave. Do t’ia arrijmë. Reforma në drejtësi po krijon shumë Giovani Falcone”, përfundoi ambasadori i BE Soreca.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, NDRYSHIMET E LIGJIT PËR SIGURACIONIN E DETYRUAR
Artikulli tjetër“DEFENDER EUROPE 2021” TREGON FORCËN