Askush s’mund të jetë mbi ligjin. Kështu ka deklaruar nga Vlora ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, e pyetur lidhur me vendimin e SHBA për të shpallur “Non Grata” ish-kryeministrin Sali Berisha. Teksa theksoi se ditëve të pandëshkueshmërisë iu ka ardhur fundi, Kim tha se vendimi i DASH është mesazh se Shqipëria po ndryshon dhe se kjo lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor.

Kim tha se këto zhvillime të fundit, të cilat i konsideroi pozitive, duhet të vazhdojnë. Pyetjes nëse është Berisha është i pari nga peshqit e mëdhenj, ajo iu përgjigj duke thënë se në Shqipëri duhet të prevalojë shteti ligjor.

“Shumë prej kësaj lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor. Keni parë zhvillime domethënëse këto janë zhvillime positive që duhet të vazhdojnë. “Mesazhi është ky

Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s Shqipëria do të jetë në BE, është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër që të jetë një vend i pasur. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë kanë marrë fund dhe të gjithë duhet të punojmë së bashku për këtë”.

E pyetur a ka rol në këtë vendim të SHBA, ambasadorja Kim tha se “nuk ka asgjë për të shtuar përveçse asaj që ka thënë sekretari i shtetit Antony Blinken”.

“Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar përveç asaj që ka thënë sekretari i shtetit”.

Për padinë që Berisha deklaroi se do të bënte kundër Blinken për vendimin e shpalljes si i padëshirueshëm në SHBA, me akuzën e korrupsionit, ambasadorja tha se nuk ka asnjë dijeni.

“Nuk e kam idenë për çfarë po flisni”, tha ajo.

Artikulli paraprakKAPELJA E INDIANA JONES DO TË SHITET PËR NJË SHUMË MARRAMENDËSE PARASH
Artikulli tjetërFATBARDH KADILLI DORËZON ZYRTARISHT KËRKESËN PËR KANDIDIM PËR KRYETAR TË PD-SË