Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sërish nga Kuvendi i demokratëve presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me projektin ‘Ballkani i Hapur”.

Berisha i bëri thirrje Vuçic që mos të vijë për vizitë në Tiranë, pasi do t’i ketë rrugët dhe sheshet plot me qytetarë shqiptarë.

“Do vazhdoj pa u lëkundur me ju misionin për të rikthyer në pushtet PD, si parti e vlerave të lirisë. si Parti që në epiqendër ka qytetarin dhe interesat e tij. Si parti që do të integroj Shqipërinë në BE. Si parti aleate besnike e NATO, s’do lejoj kurrë që Shqipëria të bjere në zona të tjera influencë përveç aleancës së atlantikut dhe BE.

Të themeloj PD si parti e interesit kombëtar që do të shndërroj Shqipërinë në vendin e shpresës së shqiptarëve, në vendin e bekuar për ata, në vendin ku ata do të ndërtojnë të ardhmen. T’i japim fund spastrimit etnik të politikave të Edi Ramës. PD ngrihet fuqishëm si parti e interesit kombëtar, e cila do t’i japë fund hegjemonisë. Grupi kriminal që udhëheq sot Beogradin është inspirator kryesor i gjenocidit në Kosovë që mohon gjenocidin ndaj shqiptarëve.

Ballkani i Hapur është Ballkani i Hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë shqiptarëve me kombe të tjera, procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi.

Paralajmërojmë Sllobodanin e ri të Milloshevic mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë.”, tha Berisha.