
Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit në SPAK, duke zbatuar masën e dhënë ndaj tij “detyrim paraqitje”.
Pasi qëndroi vetëm pak minuta në ambientet e godinës, Berisha dha një deklaratë për mediat, ku sërish akuzoi gjykatësen Irena Gjoka.
“Gjykatësja me pese mbiemra është një mashtruese ordinere. E pacipë, subjekt i ligjit. Ndërsa deklaron në formularët e saj se i ka dorëzuar motrës të Ballukut se nuk ka marrë ndonjëherë dënim në ndonjë vend. Thotë se nuk është dënuar asnjëherë. Irena me pesë mbiemra. Por shqiptarët duhet të mësojnë se kjo delikuente në 2003, ka firmosur te noteri prokurën për vete, duke u paraqitur si bashkëshortja e Stefan Gjokës, në fakt certifikatën e martesës e ka 3 vite mbrapa.
Pra, autorizon të drejtë përfaqësimi Anton Ikonomin të paraqesë çdo provë për heqjen e masës së dhënë. Kërkon heqjen e masës së ndalimit të hyrjes në Greqi. Ky dokument vërteton se ajo është dënuar nga shteti grek, se ajo ka mashtruar shtetin shqiptar, qoftë për dënimin, qoftë për dëbimin. Do ju sjell dokumentin e Gjykatës së Janinës, ku ajo është dënuar me tre muaj burg. Gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë”.