
Pas paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër në një deklaratë për mediat, duke akuzuar institucionet e drejtësisë për abuzim dhe për ndjekje të urdhrave politikë.
Berisha ka denoncuar hapjen e një çështjeje penale “pa emër” nga SPAK, të cilën e lidh me gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, të cilën ai e akuzon për një sërë shkeljesh ligjore, duke e përshkruar si “delinkuente” dhe “mashtruese të dënuar që fshihet nga sistemi i drejtësisë”.
Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi këtë si një “krim të rëndë institucional” dhe tha se do të vazhdojë denoncimet ndaj personave që, sipas tij, përfaqësojnë “fytyrën e shëmtuar të sistemit të ri të drejtësisë” në vend.


