Kryetari i PD-së, Sali Berisha po zhvillon këtë të enjte një konferencë me gazetarët bëri akuza lidhur me ngjarjet e fundit në Theth të Shkodrës ku u shembën dhjetëra objekte të ndërtuara pa leje në zonën turistike.

Ai e cilësoi “Paketën e Maleve” të qeverisë një farsë, ku sipas tij Edi Rama hiqet si pronar i maleve.
DEKLARATA E BERISHES

Thethi përbën në historinë e Shqipërisë një nga krimet shtetërore më të rënda, më të shëmtuara. Dëshmi e shpërthimit të urrejtjes së një njeriu që ka urrejtjen njerëzore si shtyllë kryesore të moralit të tij të kalbur.

Edi Rama e ka shndërruar Thethin në një shesh shkatërrimi, në të cilin ky fshat, kjo zonë nuk është shndërruar kurrë nga asnjë pushtues, qoftë edhe më barbarët.

Sot që flasim, në Theth janë hordhitë e ushtrisë, të cilat në kundërshtim me çdo ligj, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, janë shpalosur me urdhër të armikut të egër të Thethit dhe kryejnë detyrat që i ka ngarkuar Rama.

Pra, është i pabesë, i pamoral, i pafjalë. Asnjë ndërtesë nuk është në zonën e mbrojtur, të gjitha ndërtimet janë në zonat urbane. Po, Thethi është park kombëtar, por Thethi ka një zonë urbane ku ndërtohet.

Shiheni atë zonjën që ka në krah, shend e verë. Asnjë ndërtim në tokë publike, as edhe në tokën e tjetrit, të gjitha në tokën e vet. Ndërtime druri, siç përcakton rregullorja për Thethin, druri ose guri.

Pse kjo? Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar. PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota. Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre. Dëgjojeni këtë.

Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër. Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj.

Artikulli paraprakUNICEF PUBLIKON SHIFRA ALARMANTE: MESATARISHT 28 FËMIJË VRITEN ÇDO DITË NË GAZA
Artikulli tjetërBALAJ PARA NDESHJES: KAM BESIM SE IA DALIM