Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, e ka cilësuar javën që lamë pas si periudhën e një skandali të jashtëzakonshëm në historinë e Shqipërisë, me përmasa që sipas tij njohin vetëm dy raste të ngjashme në të gjithë historinë botërore. Berisha u ndal gjatë te çështja e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Kombëtar, Vlora Hyseni, dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar.

Kreu i PD-së rikujtoi se emërimi i Vlora Hysenit në atë detyrë ishte bërë absolutisht jashtë çdo kriteri, duke theksuar se ai vetë e ka denoncuar këtë fakt që në javën e parë të marrjes së detyrës prej saj. Gjithashtu, Berisha përsëriti akuzat ndaj Ergys Agasit, duke deklaruar se ai kishte vendosur kontroll të plotë mbi shërbimin informativ.

Berisha: Vlora Hyseni është emëruar në atë post absolutisht jashtë çdo kriteri dhe përbën kjo një nga çështjet më madhore që kërkon përgjigje. Vlora Hyseni është denoncuar nga Sali Berisha, por mundet edhe të tjerë, që në javën e parë të emërimit të saj të pamerituar në atë detyrë dhe në vazhdim.

Ergys Agasi është akuzuar nga Sali Berisha në mënyrë të përsëritur se kishte në kontroll të plotë shërbimin informativ kombëtar. Vlora Hyseni arrestohet apo shpallet urdhër arresti në një kohë kur ajo nuk ishte në qeveri, çka dëshmon se qeveritarët aktualë donin me çdo kusht që ajo të kthehet. Por ajo u kthye dhe me sa duket është kthyer për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan, sipas saj.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTURIZMI NË LEZHË RRITET ME 14%
Artikulli tjetërRRUGORJA SHTON KONTROLLET NË SHKODËR, 916 GJOBA NË NJË JAVË!