Sali Berisha i ka sulmuar sondazhet për zgjedhjet e 14 Majit duke akuzuar se gjoja paguhen nga Rama. Sicc e ka zakon Berisha akuzon kështu pa paraqitur ansjë provë se Rama u ka dhënë nga 1 mln euro secilës kompani të sondazheve. Berisha tha se e shikon që do të fitojë për shkak se e shikon në Facebook dhe instagram dhe aty duket fitorja.

“E dyta, tani përveç polleve, të cilat imagjinoni ju të mos citoj unë pronarët e medieve, i merrni vetë me mend sa të çmendur janë pas parave. Kjo është njëra anë. Ka një tjetër poll që askush nuk e manipulon dot. Ky është polli që u bëhet rrjeteve sociale. Facebook, Instagram, Google dhe rrjeteve të tjera. ato po gumëzhijnë për Belind Këlliçin, Bardh Spahinë, Igli Carën, Luçiano Boçin, Ledina Aliollin e me radhë. Ka një epërsi të mahnitshme në të gjitha rrjetet pa censurë, të cilët janë ato që kanë paralajmëruar në mënyrë të pagabueshme të kandidatëve kudo, nga SHBA në Kosovë”, tha Berisha.

Artikulli paraprakÇËSHTJA E DETIT, PARALAJMËRON MINISTRI I JASHTËM GREK: SHQIPËRIA PRANOI ZGJERIMIN, POR DUHET PASUR KUJDES PËR…
Artikulli tjetër“INFLACIONI NË 2024, TRE PËRQIND”/ BANKA E SHQIPËRISË: GJATË 2023 DO JETË …