Kryedemokrat Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Berisha tha: “Java që lamë pas ishte një javë zhvillimesh intensive.

Për PD-në kjo javë filloi me miratimin e raportit të misionit faktmbledhës të Partisë Popullore Evropiane që erdhi në datat 26-27 shkurt të këtij viti, i përbërë nga 27 anëtarë, përfaqësues të forcave politike kryesore të anëtarësuara në PPE, i kryesuar nga sekretarja e përgjithshme e PPE.

Ajo çka mund t’u them unë ju se raporti i miratua me unanimitet të plotë në asamblenë politike të PPE dhe se ky raport është pasqyra më besnike e paraqitur ndonjëherë në historinë e këtij vendi kushtuar realitetit aktual shqiptar.

Raporti denoncon dëmin e tmerrshëm të narkoeurove në qeverinë shqiptare, pra de fakto narkoshtetin shqiptar dhe e paraqet atë si një raport madhor sigurie për Evropën.

Në raport, një vend të veçantë zënë bllokimi i luftës kundër korrupsionit nga Edi Rama në rastin e Belinda Ballukut, e cila citohet me emër si famëzezë për veprat e saj.

Cilido që lexon atë raport konstaton se PPE denoncon me të madhe shtypjen e pluralizmit politik, mohimin e të drejtave elementare kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament.

Aty numërohen të gjitha dhunimet që i janë bërë PD-së, bllokimi i komisioneve hetimore për Edi Ramën, refuzimi i interpelancave nga Edi Rama, refuzimi i mocioneve me debat në kundërshtim me Kushtetutën dhe denoncohet gjithashtu moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dëshmi kjo e kapjes së të gjitha pushteteve nga një dorë.

Por ky raport dhe rezoluta e këtij raporti kanë një risi tjetër shumë të rëndësishme.

Ato kërkojnë dhe mbështesin krijimin e një qeverie teknike apo kujdestare për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pasi PPE bindet se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por vetëm farsa elektorale.

Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për PD, por edhe për shqiptarët.

Artikulli paraprakIGJEO JEP ALARMIN: SOT E NESËR PRITET NIVEL RREZIKU I LARTË PËR ZJARRE NË DISA QARQE
Artikulli tjetërPOLICIA SHPËTON TURISTIN GJERMAN NGA MBYTJA NË LIQEN