Sali Berisha ka prezantuar sot 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki në datën 6 mars, të cilët u zgjodhën dje nga primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit. Berisha tha se ato kanë mbështetjen e bazës së partisë dhe se dje u shënua aplikimi i një standardi të paparë që nuk ka egzistuar ndonjëherë në Shqipëri.

‘Ata sollën për herë të parë kandidatë të cilët janë propozuar, votëbesuar, përzgjedhur tërësisht nga anëtarësia e PD-së. Këto nuk janë primaret e para. Primaret e para janë zhvilluar në vitin 2000 me qeveritarët vendore. Por këto janë primaret e para në të cilën çdo kandidat është produktet dhe atribut i anëtarësisë së bazës së partisë.

Asnjë nga këto që shihni nuk janë kandidatë të Sali Berishës apo të Komisionit të Rithemelimit, por janë të gjithë të propozuarit e bazës që kanë mbështetjen e Komisionit dhe të Sali Berishës. Ato ishin zgjedhjet me demokratike të zhvilluara në ndonjë vend.

Dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë që nuk ka egzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Shënoi shkëputjen e PD-së nga praktikat e errëta, të përdorura në 8 vite nga Lulzim Brava dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bëra nga PD. Ne do të jemi në mbështetje të tyre.’- tha Berisha.

Artikulli paraprakPRIMARET E BERISHËS? BALLA: ‘NON GRATA’ DHE PRODUKTET E TIJ MBETET GJITHNJË ‘NON GRATA’
Artikulli tjetërKONFIRMON KOALICIONIN ME LSI, BERISHA: BOJKOTI NUK ËSHTË OPSIONI YNË! RAMA ME BANDAT E TIJ KONFISKOI SIGLËN E PD