
Berisha thirri protestë më datë 16 maj, ditë që përkon me mbajtjen e samitit të Komunitetit Politik Europian.
“Protesta do të jetë paqësore, ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cënojnë sigurinë e dinjitarëve që vijnë por duam që ata ta mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodikator që nuk njeh ligj e moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij”-tha Berisha.