Ish-kryeministri Berisha në Kuvend tha se negociatat do të hapen nga PD.

Ai tha se Rama sot foli si njeri me tepsi në kokë.

Berisha: Foli si njeriu me kokë në tepsi. E ka të qartë që e ka kokën në tepsi nga ky raport i cili në cdo rresht, në cdo fjalë, në cdo presje i thotë se me ty nuk ka negociata, se neglciatat do ti hapë PD, prandaj flet me kokë në tepsi. dhenia pa kusht e negociatave ishte zotimi i forcës tonë politike për ti trajtuar në mënyrën më serioze. Shqiptarët po presin të lajnë duart nga kjo qeveri që është bërë simboli i plehut. Merkel ka thënë se negociatat do të hapen kur të zbatoni reformën dhe ne të mblidhemi e të shohim si po e zbatoni. Kancelarja gjermane dha të qartë kërkesën e Europës dhe e bëri këtë në Tiranë. Bëtë gjithcka që kjo te mos ndodhte. Unë shpreh dhimbje që komisioni nuk urdhëroi hapjen e menjehrshme, ne do ta çonim përprara procesin. Ju e penguat komisionin. Është meritë e opozitës e cila votoi reformën në drejtësi. Komisioni për shkakun tuaj dhe të Edi Ramës nuk hapi negociatat.